Politike

Mbërrijnë në Rinas 38 mijë e 400 vaksina nga Astrazeneca, Rama: Nesër fillojmë më mësuesit, gati të vaksinojmë bluzat

12 Mars 2021, 18:50 Nga DOSJA
Mbërrijnë në Rinas 38 mijë e 400 vaksina nga Astrazeneca,

TIRANË– 38 mijë e 400 doza vaksinash anti-Covid të kompanisë Astazeneca kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrin për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, shkuan në Rinas për të pritur dozat e radhës.

Vetë kryeministri Rama, tha edhe njëherë tjetër se këto vaksina do të përdoren për të injektuar mësuesit dhe pedagogët. Që nesër, kryeministri shtoi se do të vaksinohen mësuesit dhe pedagogët në shkolla të ndryshme, të cilat do kthehen në qendra vaksinimi.

Rama deklaroi gjithashtu se në muajin prill pret që të vijnë në Shqipëri edhe 90 mijë doza të tjera vaksinash, 60 mijë doza të tjera vaksinash, po nga Astrazeneca, ndërsa nga Pfizer, pritet të vijnë edhe 30 mijë doza të tjera.

Kryeministri Edi Rama i bëri edhe një ftesë Kosovës që të sjellë mjekët e spitaleve Covid për t’i vaksinuar me dozën e parë anti-Covid. Rama tha se që nesër, bluzat e bardha të Kosovës, pas një marrëveshjejem e ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, mund të vijnë në Kukës për të marrë të paktën dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

Astrazeneca është një vaksinë që ka shfaqur probleme në shumë shtete të botës, por kryeministri Rama tha një natë më parë se në vendin tonë do të vijë një seri tjetër, pa probleme dhe që është e përdorshme për të gjitha moshat. 

Në Shqipëri, që nga mesi i janarit të këtij viti kur nisi procesi, janë vaksinuar 23 mijë e 635 persona, bluza të bardha, personalitete dhe ‘një dorë’ të moshuarish. Më 15 shkurt, ministrja Manastirliu ka deklaruar se do të vijnë edhe 8 mijë doza të tjera nga Pfizer.

Nga ana tjetër, Shqipëria e pret sasinë më të madhe të vaksinave nga mekanizmi ndërkombëtar “COVAX “ me te cilin ka nënshkruar një marrëveshje për 1.114.000 doza vaksinash, të parapaguara me rreth 3,9 milionë dollarë. Mekanizimi “COVAX” njoftoi se deri në Maj Shqipëria do të marrë mbi 140 mijë doza vaksina të kompanisë AstraZeneca.

Në total, bashkë me dozat e sotme në vendin tonë kanë mbërritur 62 mijë e 675 doza vaksinash, 38 mijë e 400 nga Astrazeneca, dhe 24 mijë e 275 nga Pfizer, të ndara në intervale: 975 doza; 1070 doza; 7020 doza;15 mijë e 210 doza.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin edi rama mberrijne 38 mije e 400 doza nga astrazeneca ogerta manastirliu shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Politike 12 Mars 2021, 18:48

TIRANË– Instituti i Studimeve Politike, thotë se Ligji mbi partitë politike u jep partive të drejten të kenë seli shtetërore nëse marrin mandat deputeti ap...

Politike 12 Mars 2021, 17:38

TIRANË – Në Shqipëri përplasjet sot mes policisë Bashkiake dhe përfaqësuesve të Frymës së Re Demokratike për lirimin e zyrave të kësaj force politike...