Bota

Wolfgang Kirsch, pensionisti më ‘cool’ i Gjermanisë i cili ka mbuluar 98% të trupit në tatuazhe

12 Mars 2021, 21:10 Nga DOSJA
Wolfgang Kirsch, pensionisti më ‘cool’ i Gjermanisë i cili

GJERMANI– Wolfgang Kirsch është njohur si njeriu më i tatuazhuar në botë mbi moshën 70 vjeç. Pensionisti ka mbuluar 98% të trupit të tij me tatuazhe dhe pircing.

Wolfgang, tregoi se ai gjithmonë kishte dashur të bënte tatuazhe dhe mezi priti rënien e murit të Berlinit për të festuar individualitetin e tij.

“Vetëm kur isha 46 vjeç bëra tatuazhin tim të parë, një lot nën syrin tim”– tha ai.

Sipas DailyStar, në total Kirsch ka shpenzuar 30,000 dollarë për transformimin e tij dhe i janë dashur më shumë se dy dekada për të arritur pamjen e tij, duke përfshirë 720 orë në studiot e tatuazheve dhe 240 seanca të ndryshme nën gjilpërë.

72-vjeçari ka 86 tatuazhe dhe 17 implantime nën lëkurën e tij ku disa nga këto shpime të lëkurës janë magnetike, e cila është arsyeja pse Wolfgang gjithashtu mban pseudonimin Magneto.

Dashuria e Wolfgang për tatuazhet u rrit me kalimin e viteve dhe tani e vetmja pjesë e trupit që ai nuk ka mbuluar janë shputat e këmbëve.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota wolfgang kirsch wolfgang kirsch

Sondazh

Poll