Bota

Familjes së afro-amerikanit George Floyd i caktohet dëmshpërblimi prej 27 milion dollarësh

12 Mars 2021, 19:22 Nga DOSJA
Familjes së afro-amerikanit George Floyd i caktohet dëmshpërblimi

SHBA- Familja e afro-amerikanit të vrarë nga duart e policisë në Amerikë, George Floyd i është caktuar dëmshpërblimi prej 27 milion dollarësh. Metro shkruan se familjes Floyd i është caktuar kjo shumë nga Këshilli i qytetit të Minneapolis për shkak të gjyqit që ata ngritën.

Këshilli i Minneapolis-it i cakoi këtë shumë për familjen e Folyd për shkak të një procesi gjyqësor që ta ngritën kundër Floyd. procesi gjyqësor u ngrit në vitin 2020, ku familja e Floyd akuzoi Departamentin e Policisë së Minneapolis për përdorimin e forcës së ‘pajustifikueshme, të tepruar si dhe të paligjshme’.

George Floyd u vra më 25 maj të vitit shkuar në Minneapolis. Ai u ndalua nga katër efektivë dhe një prej tyre i vendosi këmbën në qafë duke i bllokuar frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta. Nga vdekja e Floyd shpërthyen shumë protesta në gjithë Amerikën nën sloganin “blacklivematters”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd george floyd

Sondazh

Poll