Bota

Grupi ‘Quad’: 1 miliard vaksina anti-Covid do të shkojnë në të gjithë Azinë deri në 2023

12 Mars 2021, 19:48 Nga DOSJA
Grupi ‘Quad’: 1 miliard vaksina anti-Covid do të shkojnë

INDI- Udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Indisë, Australisë dhe Japonisë kanë rënë dakord që të bashkojnë kapacitetin e financimit, prodhimit dhe shpërndarjes për të dërguar 1 miliard vaksina anti-Covid në të gjithë Azinë deri në fund të vitit 2022. Reuters shkruan, grupi i quajtur ‘Quad’ i katër kombeve do të mblidhet për të zgjeruar shpërndarjen e vaksinave në vendet që nuk kanë mundësi ekonomike.

“Të katër vendet kanë rënë dakord nw një plan, për të bashkuar burimet e tyre financiare, aftësitë prodhuese, kapacitetet, dhe pikat e forta logjistike në mënyrë që të rrisin prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në rajonin Indo-Paqësor.Ne besojmë se kjo do të përshpejtojë procesin e rimëkëmbjes post-pandemike dhe do t’u mundësojë familjeve dhe bizneseve të lënë pas tyre krizën COVID-19,” tha sekretari indian Harsh Vardhan Shringla.

Që nga fillimi i pandemisë, deri tani në Azi janë 25,986,349 regjistruar persona me Covid, ndërkohë që 408,371 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota harsh vardhan shringla quad harsh vardhan shringla quad

Sondazh

Poll