Bota

Agjencia Evropiane e Barnave do të hetojë vaksinat e aprovuara, Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca do të studiohen nëse shkakto

12 Mars 2021, 19:55 Nga DOSJA
Agjencia Evropiane e Barnave do të hetojë vaksinat e aprovuara,

BRUKSEL– Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) është duke hetuar nëse ndonjë nga tre vaksinat anti-Covid e miratuar në bllok mund të lidhet me koagulimin e gjakut që mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.

Agjencia Evropiane e Barnave tha sot se disa raste të trombocitopenisë imune, mungesa e trombociteve në gjak që mund të çojë në gjakderdhje dhe mavijosje, ishin raportuar nën procesin e monitorimit të sigurisë së vaksinave.

“Nuk është ende e qartë nëse ekziston një lidhje shkakësore midis vaksinimit dhe raporteve të trombocitopenisë imune”,- tha EMA.

Sipas Guardian, EMA tha se do të vlerësonte raportet e gjendjes tek njerëzit që kishin marrë vaksinat Pfizer/BioNTech, AstraZeneca dhe Moderna.

Programet evropiane të vaksinimit në dy javët e fundit kanë marrë raporte që marrësit e vaksinës AstraZeneca kanë pësuar mpiksje të gjakut. EMA ka thënë se nuk ka asnjë indikacion që ngjarjet janë shkaktuar nga vaksinimi, një pikëpamje që u bë jehonë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota agjencia evropiane e barnave astrazeneca biontech/pfizer vaksina moderna vaksinimi ne be agjencia evropiane e barnave astrazeneca biontech/pfizer vaksina moderna vaksinimi ne be

Sondazh

Poll