Bota

AstraZeneca drejt SHBA-së, pritet të kërkojë autorizimin për përdorim emergjent te FDA

12 Mars 2021, 20:48 Nga DOSJA
AstraZeneca drejt SHBA-së, pritet të kërkojë autorizimin

SHBA- AstraZeneca pritet që të paraqesë autorizim për përdorim emergjent të vaksiënës në Amerikë. Reuters shkruan se AstraZeneca pritet që ta dërgojë kërkesën për autorizim te Autoriteti i Barnave dhe Shëndetësor në Amerikë, (FDA) në fund të Marsit ose në fillim të muajit Prill.

“Rezultatet e studimit të Fazës III të SHBA janë të nevojshme për vlerësimin e FDA-së të një kërkese të EUA për vaksinën tonë. Ne presim që të dhënat nga prova e Fazës III të SHBA-së të jenë të disponueshme së shpejti, në javët e ardhshme dhe ne planifikojmë të paraqesim autorizimin e përdorimit emergjent menjëherë pas kësaj,” tha një zyrtare e AstraZeneca-së.

AstraZeneca ka marrë një përgjigjje pozitive nga BE dhe Anglia, ndërkohë që në SHBA deri tani kanë marrë dritën jeshile 3 vaksina, Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca fda astrazeneca fda

Sondazh

Poll