Bota

Franca arrin 4 milion të infektuar me Covid-19, renditet e gjata në botë pas Britanisë së Madhe

12 Mars 2021, 19:32 Nga DOSJA
Franca arrin 4 milion të infektuar me Covid-19, renditet e gjata në

FRANCË– Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në Francë shkoi mbi katër milion të ditën e sotme, pasi Ministria e Shëndetësisë raportoi 25,229 infektime të reja.

Rritja ishte më e ulët sesa 23,507 raste të reja të raportuara të Premten e kaluar dhe çoi numrin e përgjithshëm të infektimeve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë në 4.01 milion.

Sipas Guardian, Franca ka numrin e gjashtë më të lartë në botë të rasteve me Covid, pak mbrapa Britanisë, e cila ka pasur më shumë se 4.24 milion infektime.

Numri i njerëzve me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv në Francë u rrit me 4,033 të Premten, duke tejkaluar 4,000 raste për herë të parë që nga 26 Nëntori, në fund të bllokimit të dytë në të gjithë vendin.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll