Bota

Protestat në Myanmar, mijëra njerëz mbildhen në sheshin e qytetit të ndezin qirinj

12 Mars 2021, 19:15 Nga DOSJA
Protestat në Myanmar, mijëra njerëz mbildhen në sheshin e

MYANMAR- Mijëra njerëz janë mbledhur ditëne  sotme në sheshin e kryeqytetin e Myanmar-it, Yangon për të ndezur qirinjë për personat e vrarë. The West shkruan se qirinjtë janë ndezur për viktimat dhe të ndaluarit për shkak të protestës, ndërkohë që disa të tjerë kanë kërkuar me anë të parrullave që të lirojnë udhëheqësin e tyre.

Lëvizja e cila po organizon protestat në Myanmar, Mosbindja Civile (CDL) u ka bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë protestat pavarsishtë presionit dhe shtypjes së madhe që po hasin. CDL gjithashtu u ka kërkuar ndihmë ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë.

“Njerëzit tani po mblidhen në Hledan, Yangon, pavarësisht presionit të shtypjes së rëndë dhe dhunës. Ne po demonstrojmë qëndrueshmëri dhe guxim të pabesueshëm përballë brutalitetit barbar dhe dhunës ekstreme. Ju lutemi bëni punën tuaj,” tha CDL.

Qytetarët e Mianmari kanë dalë në protestë për lirimin e ish-udhëheqëses, Aung San Suu Kyi e cila është në paraburgim që kur ushtria e Myanmar rrëzoi qeverinë e saj më 1 Shkurt. Komuniteti ndërkombëtar ka bërë thirrje të vazhdueshme për lirimin e drejtueses së vendit dhe rikthimin e normalitetit. Gjeneralët e ushtrisë thonë se 75-vjeçarja po e mbante pushtetin me vota të vjedhura.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne myanmar protestat en myanmar grushti i shtetit ne myanmar protestat en myanmar

Sondazh

Poll