Sport

Historia e çmendur e ish-futbollistit të Real Madrid, ka zëvendësuar fushën me tavolinën e pokerit: brenda natës humbi…

12 Mars 2021, 16:01 Nga DOSJA
Historia e çmendur e ish-futbollistit të Real Madrid, ka

SHBA-Mbi dhjetë vjet më parë, një legjendë e futbollit doli në pension. Ose të paktën, i një lloji tjetër futbollisti. Po flasim për Thomas Gravesen, lojtari që midis këmbës dhe topit zakonisht synonte t’i merrte të dyja, me një preferencë të veçantë për të parën. Të gjithë i frikësoheshin danezit për mënyrën sesi luante futboll. Ndërsa ish-trajneri i Real Madrid Fabio Capello, deklaronte kohë më parë: “Gjithçka duhet të shkojë siç dëshiron ai”.

Tabloidi anglez “Daily Star” tregon se çfarë bën tani Thomas Gravesen. Ai ka zëvendësuar fushën me një tavolinë pokeri. Danezi tani ndodhet në Las Vegas, dhe siç shpjegon tabloidi anglez në vetëm një natë Gravessen ka humbur mbi 54 milionë dollarë. Mjaftueshëm për të zhytur dikë në gjendje shoku,por Gravessen nuk ka frikë nga asgjë, madje ai nuk ka probleme me paratë.

Ish-futbollisti ka arritur të mbledhë 100 milionë dollarë në dhjetë vitet e fundit në lojën e pokerit dhe bizneset që ka në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sa i përket jetës private, Gravesen ka qënë në një lidhje me aktoren Kira Eggers, më vonë danezi u martua me modelen Kamila Persse, e cila, vetëm për të qenë e qetë, preferon ta shoqërojë atë në çdo lojë pokeri.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gravesen real madrid gravesen real madrid

Sondazh

Poll