Politike

Kryemadhi në Bulqizë: Statusi i minatorit, një nga pikat tona kryesore të angazhimit tonë

12 Mars 2021, 17:17 Nga DOSJA
Kryemadhi në Bulqizë: Statusi i minatorit, një nga pikat tona

BURREL- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka qenë në Bulqizë, ku gjatë fjalës së saj ka thënë se nëse vijnë në pushtet do të kenë parasysh edhe statusin e minatorit.

Kryemadhi theksoi se statusi i minatorit do jetë në fokus të angazhimit të LSI-së, duke shtuar me tej se të gjithë minatorët në Shqipëri do të marrin shpërblimin për punën që bëjnë.

“Ne jemi sot këtu në kuadrin e të gjithë prezantimeve që kemi bërë bashkë me doktor Hajriun. Kemi filluar që në mëngjes herët, ku kemi ardhur në qytetin e Bulqizës, ku do të prezantojmë doktor Blendin dhe Borën. Me doktor Blendin njihemi prej kohësh dhe është Kryetari i LSI-së për qytetin. Është një nga njerëzit më të dashur të qytetit, që u gjendet prezent gjithmonë qytetarëve, edhe në këto kushte pandemie. Unë të falenderoj shumë që je pjesë e kësaj situate kaq të vështirë për qytetarët, ju prapë do t’i përkushtoheni. Apo edhe Borën, që e kemi të sapo diplomuar me masterin në Drejtësi dhe që ka marrë së fundmi licencën e avokatisë. Sigurisht që emocionet në të gjithë qarkun e Dibrës janë prezente. Ndihem mirë dhe e sigurt, por edhe e motivuar. Një nga pikat tona kryesore që kemi për gjithë angazhimin tonë, përveç programit me 5 prioritetet tona që kemi në 5 muajt e parë të qeverisjes, është edhe statusi i minatorit , për të cilin ne jemi ngritur gjithmonë. Edhe deputeti i zonës Përparim Spahiu, i cili është këtu me ne, por për arsye të rregullave të pandemisë nuk është prezent në këtë tryezë. Propozimi që ne patëm dhe e propozuam në Parlament, edhe pse e patëm propozuar që në mandatin e parë të Përparim Spahiut, asnjëherë mazhoranca e asaj kohe, PS-ja nuk e mori parasysh. Dhe ne e ribëmë si një iniciativë personale të zotit Spahiu për ta pasur në Parlament, por që u rrëzua nga PS-ja. Ne gjithmonë e kemi parë statusin e minatorit dhe Spahiu e ka pasur gjithmonë një nga pikat dhe sfidat e veta, duke qenë edhe djalë minatori, rritur në qytetin e Bulqizës. Ndoshta e ka ndjerë më shumë dhe është përsëri një nga pikat kryesore për ta vazhduar edhe në të ardhmen e për ta çuar deri në fund atë meritë dhe atë kontribut të minatorëve, jo vetëm në qytetin e Bulqizës, por në të gjithë Shqipërinë, në Përrenjas, Selenicë apo në shumë vende të tjera, të cilët kanë kontribuar, i kanë dhënë këtij vendi, por asnjëherë nuk e kanë marrë shpërblimin mbrapsht.”- ka thënë Kryemadhi. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll