Politike

Nënshkrimi i marrëveshjes midis Shqipërisë e SHBA-së, Kim: Memorendumi i sotëm i jashtëzakonshëm!  Shqipëria ka bërë

12 Mars 2021, 17:00 Nga DOSJA
Nënshkrimi i marrëveshjes midis Shqipërisë e SHBA-së,

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim,  ka folur pas marrëveshjes të arritur mes vendit tonë dhe SHBA-ve, për gazin e lëngshëm.

Në fjalën e saj, Kim theksoi se nënshkrimi i memorandumit është një akt i jashtëzakonshëm, duke shtuar se Shqipëria ka bërë përparim shumë të madh në 30 vjet demokraci.

“Dua të përgëzoj ministren Balluku dhe të gjithë ekipin e saj, që kanë realizuar një marrëveshje të frytshme. Memorandumi i sotëm dhe nënshkrimi i tij është i jashtëzakonshëm. Termocentrali i Vlorës do të shënojë një hap të rëndësishëm, për më tej. Shqipëria bëhet një partner i besueshëm. Dita e sotme një gur themeli gjigand në këtë drejtim. Më 15 mars, festojmë 30 vjet të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Në Shqipëri është bërë përparim shumë i madh. Përgëzime, jini krenar për atë që keni arritur”, tha ambasadorja Kim.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes SHBA-së dhe Shqipërisë, për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nenshkruhet marreveshja mes shba dhe shqiperise yuri kim nenshkruhet marreveshja mes shba dhe shqiperise yuri kim

Sondazh

Poll