Politike

Nënshkrimi i marrëveshjes për futjen e gazit të lëngshëm, Rama: Jeni në kurth tashmë miku im, me një gur vrasim dy zogj

12 Mars 2021, 17:15 Nga DOSJA
Nënshkrimi i marrëveshjes për futjen e gazit të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar nisjen e një epoke të artë firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë për futjen e gazit të lëngshëm në vendin tonë. 

Në një video-komunikim me anëtarët e kompanisë Exxon Mobil & Excelerate Energy për vlerësimin e kuadrit rregullator teknik dhe komercial të futjes së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri, Rama tha se tashmë ata duhet ta dine se janë futur në kurth, në kuptimin e mirë të fjalës. 

Sipas kryeministrit, Shqipëria është një vend që po erdhe nuk shkëputesh dot më dhe për rrjedhojë, me një gur (marrëeveshja), kanë vrarë dy zogj. Kreu i qeverisë, nuk harroi të falenderonte edhe ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, për të cilën u shpreh se pa të nuk do të ishte e mundur kjo gjë që u arrit sot. 

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Përshëndetje të gjithëve nga Tirana, kryqyteti i tokës më pro amerikane në këtë anë të botës. Është shumë tërheqëse të jesh këtu, si në një takim miqësor, është mbresëlënëse vërtetë. Jemi këtu për të qenë aleatë, jo për të luftuar me njëri-tjetrin. Unë besoj fort që në këtë rrugëtim drejt së ardhmes do të jemi në gjendje ta shndërrojmë Shqipërinë në një eksportuese neto të energjisë, brenda 2030-s. për këtë gjë kemi pasur partnerët më të mirë. Zhvillimi i këtoj projekti me lider të kësaj industrie, për ta bërë këtë projekt realitet është një hap shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky është projekti i dytë madhor, pas atij për ndërtimin e hidrocentralit më të madh, atij të Skavicës. Asnjë prej të dyjave nuk mund të kishte qenë e mundur pa dikë, që është këtu…natyrisht është grua, sepse vetëm gratë e forta i bëjnë të mundura këto gjëra. Është ambasadorja amerikane, ajo që e shtyu një hap më tej, duke i dhënë shtysë kësaj marrëdhënieje. Dua të falenderoj edhe dikë tjetër që ka dhënë shumë për këtë projekt, pasi duke transformuar Vlorën në një qendër për gazin e lëngshëm natyror, duke ia dalë që të vëmë në jetë një nga investimet e të së kaluarës është e rëndësishme. 130 milionë dollarë u shpenzuan shumë keq, e di që për Exxon Mobil & Excelerate Energy këto janë qindarka, por për Shëipërinë është një vlerë e jashtë zakonshme. Ky është një hap i jashtëzakonshëm, dhe siç thuhet, nuk e di nëse e keni në Amerikë, por ne në shqip e kemi shprehjen, me një gur vrasim dy zogj. Epoka e artë e gazit, po shfaqetnë Shqipëri. Mund të jetë veçanërisht e artë, për këtë anë të Ballkanit. Kur të shkruhet historia e plotë e shekullit 21, do të reflektohet edhe kjo. Ndoshta nuk është ndonjë gjë emadhe për kompaninë Exxon Mobil & Excelerate Energy, por sërish është me rëndësi të ketë emrin në këtë anë të botë,s duke treguar fuqinë e rëndësishme mes vendeve tona. Faleminderit shumë të gjithëve, nuk jam i lumtur që nuk jam atje, por shpresoj të jetë vetëm fillimi dhe ndoshta gjëra të tjera, do të dalin prej kësaj. Shqipëria nuk është një vend për të shkuar për ata që nuk e njohin, por ata që vijnë nuk ndahen dot prej saj. kështu që miku im, keni rënë në kurth.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama nenshkruhet marreveshja per futjen e gazit te lengshem ne vend edi rama nenshkruhet marreveshja per futjen e gazit te lengshem ne vend

Sondazh

Poll