Bota

Kina rrezikshmëri ndërkombëtare/ Gjendet virusi i ri i ngjashëm me Covid në lakuriqët e natës

12 Mars 2021, 16:56 Nga DOSJA
Kina rrezikshmëri ndërkombëtare/ Gjendet virusi i ri i

KINË- Një virus i ngjashëm me Covid-19 është gjetur të lakuriqët e natës në Kinë. Metro shkruan se virusi i ri që është gjetur është 95% i ngjashëm me Covid. Sipas shkencëtarëve ‘RpYN06’ ka pothuajse të njëjtën përbërje gjenetike si SARS-CoV-2.

Mostrat e virusit janë marrë nga 23 lakuriqë natë në rajonin e Yunnan-it nga muaj maj deri në nëntor të vitit 2020. Ky virus është konsideruar si një nga më të afërmit me Covid-19, ndërkohë që më parë janë zbuluar edhe viruse të tjerë të ngjashme me Covid-19.

SARS-CoV-2 është virusi që ka nënështruar botën për mbi një vit. Ai fillimisht u shfaq në Kinë në rajonin e Wuhan-it, ndërkohë që u përhap në të gjithë botën për pak kohë. Që nga fillimi i pandemisë së Covid-19, deri tani janë regjistruar persona me Covid, ndëqrsa të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota lakuriqet e nates rpyn06 virus ne kine lakuriqet e nates rpyn06 virus ne kine

Sondazh

Poll