Bota

Nga një oficere policie në modele për të rriturit, Charlotte Rose tregon se fitoi 2.3 milion dollarë në OnlyFans

12 Mars 2021, 16:43 Nga DOSJA
Nga një oficere policie në modele për të rriturit, Charlotte

SHBA– 27-vjeçarja, Charlotte Rose la karrierën e saj si oficere policie për të nisur punë në faqen Onlyfans. Ajo punoi një vit dhe vendosi të linte punën si police pasi nuk i pëlqente mjedisi i mbizotëruar nga meshkuj.

“E dija që mund të kaloja 10 vjet të jetës sime duke u përpjekur të hyja në njësinë e qenve dhe kjo kurrë nuk mund të ndodhte, kështu që u largova pas një viti kur isha 20 vjeç”,- u shpreh ajo.

Sipas News.com, Rose e nisi karrierën e saj si modele, ku më pas iu sugjerua puna në OnlyFans në vitin 2016. Ajo pranoi dhe filloi të përqendrohej tek skenarët e fantazisë ku ajo komunikonte me anë të kamerës me ndjekësit e saj.

“Të gjithë supozojnë se OnlyFans është vetëm pornografi, gjë për të cilën nuk kam asgjë kundër, por personalisht nuk e bëj atë nivel të përmbajtjes,”– tha ajo.

Ndërsa Charlotte nuk e merrte llogarinë e saj OnlyFans shumë seriozisht në fillim, ajo tha kur platforma filloi të ngrihej në fund të vitit 2018, ajo filloi të ngarkonte përmbajtje më të rregullt, ndonjëherë duke i kushtuar 14 deri në 16 orë në ditë punës së saj në internet.

Asaj i pëlqente kjo punë sepse nuk kishe shef mbi kokë, mund të vepronte si të donte dhe të gjitha fitimet i mbante për vete. Të ardhurat e Charlotte u rritën pas një viti duke fituar 10,000 dollarë në muaj, ndërsa tani fiton 115,000-150,000 në muaj. Ajo ka mbledhur para për të investuar për biznesin e saj të ri.

“Nuk dihet se kur mund të marrë fund gjithçka, kështu unë po ndërtoj biznesin tim që të rri duarkryq pas disa vitesh dhe të relaksohem”,– përfundoi ajo.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charlotte rose charlotte rose

Sondazh

Poll