Bota

Italia miraton dekretin që çon gjysmën e vendit në zonë të kuqe, bllokim total të disa rajoneve

12 Mars 2021, 15:07 Nga DOSJA
Italia miraton dekretin që çon gjysmën e vendit në

ITALI– Qeveria italiane ka miratuar rregulloret që mud të çojnë gjysmën e vendit, duke përfshirë zonën e Lazios, rajoni përreth Romës, të hyjë në bllokim të plotë nga e hëna si pasojë e rritjeve të rasteve.

Kabineti i kryeministrit Mario Draghi, i ka dhënë dritën jeshile një dekreti që do të kategorizojë rajonet në zonat e kuqe me rrezik të lartë nëse ato kanë mbi 250 raste javore për 100,000 banorë.

Sipas Guardian, rajonet që përballen me bllokim të plotë nga e Hëna përfshijnë Lombardinë, Lazion, Emilia-Romagna, Friuli Venezia-Giulia, Veneto, Piemonte, Marche dhe provincën e Trentos.

Campania dhe provinca e Bolzanos ishin tashmë në zonën e kuqe dhe do të qëndrojnë atje, ndërsa Abruzzo, Calabria, Liguria, Molise, Puglia, Siçilia, Umbria dhe Val  d’aosta do të jenë në zonën portokalli pak më pak të rreptë. Sardenja ishte klasifikuar në fillim të këtij muaji në zonën e bardhë me rrezik më të ulët dhe do të qëndrojë kështu.

Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri në fundjavën e Pashkëve, gjatë së cilës i gjithë vendi, përveç Sardenjës, do të klasifikohet zonë e kuqe.

Italia regjistroi 25,673 raste të reja të Enjten dhe 373 viktima të Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 101,184.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mario draghi koronavirusi ne itali mario draghi

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 13:55

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërk...