Bota

‘Është e sigurt, nuk shkakton mpiksje gjaku’, OBSH-ja bën thirrje për të mos pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZen

12 Mars 2021, 14:50 Nga DOSJA
‘Është e sigurt, nuk shkakton mpiksje gjaku’, OBSH-ja

BOTË- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar mbi disa vende që kanë bllokuar vaksinën AstraZeneca, pasi janë konstatuar disa raste të mpikjes së gjakut.

 Sipas BBC, Margaret Harris një zëdhënëse se OBSH-së ka thënë se ajo është një vaksinë efektive dhe vendet nuk duhet të ndalojë përdorimin e saj nga frika se shkakton efekte anësore.

“Vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën AstraZeneca Covid-19 nga frika se shkakton mpiksje të gjakut pasi nuk ka asnjë indikacion se kjo është e vërtetë,”-ka thënë ajo.

Po ashtu ka shtuar se po kryhet një hetim, por deri më tani nuk ka asnjë fakt shkencor që vaksina shkakton probleme shëndetësore.

“OBSH po heton raportet, pasi bën ndonjë pyetje sigurie.  Por, nuk ka asnjë fakt shkencorë se ai shkakton e problemeve,”-ka shtuar ajo.

Bullgaria është vendi i fundit që ka pezulluar vaksinën AstraZeneca. Deri më tani rreth 5 milionë evropian kanë marrë dozat e para të AstraZeneca. Vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Australia dhe Meksika, kanë thënë se po vazhdojnë shpërndarjen e tyre. Disa vende e kanë pezulluar, pasi disa persona kanë shfaqur mpiksje gjaku, pasi kanë marrë vaksinën.

Sot në Shqipëri priten të vijnë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, ku 38 mijë e 400 doza do të mbërrijnë sot në Tiranë për të vijuar kështu me procesin e vaksinimit anti-COVID. Është parashikuar se të shtunën do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesëve për të bërë të mundur kështu edhe një rikthim të mundshëm në shkolla.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca pezullimi i astrazeneca astrazeneca pezullimi i astrazeneca

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 13:55

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërk...