Bota

FOTO/ Aksident fatal në SHBA, humbin jetën 5 persona midis tyre dhe 3 fëmijë

12 Mars 2021, 16:26 Nga DOSJA
FOTO/ Aksident fatal në SHBA, humbin jetën 5 persona midis tyre dhe 3

SHBA- Një aksident fatal ka ndodhur ditën e djeshme në Amerikë. Clickorlando shkruan se në një përplasje automjetesh kanë mbetur të vrarë 5 persona, midis tyre dhe 3 fëmijë. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:55 të pasdites në shtetin e Orlandos.

Makinat që u përplasën janë një Hyundai dhe një SUV, ndërkohë që të vdekurit ishin të gjithë nga makina Hyundai. Pas aksidentit 5 persona të një familje u shpallën të vdekur menjëherë. Personat e vdekur janë 2 motra dhe 3 fëmijë të vegjël.

“Kjo është një nga skenat më të tmerrshme që kemi pasur në shumw kohë. Siç mund të imagjinoni, një skenë shumë e tmerrshme për të gjithë që janë përfshirë. Ende jemi duke u përpjekur t’i identifikojmë viktimat dhe të shohim se çfarë lidhje kanë pasur midis tyre, por besojmë se është e tërë familja,” tha një oficer policie.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 5 persona te vdekur aksident ne amerike 5 persona te vdekur aksident ne amerike

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 13:55

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërk...