Bota

KQZ-ja mblidhet ditën e nesërme, pritet certifikimi përfundimtar i rezultatit të zgjedhjeve

12 Mars 2021, 14:33 Nga DOSJA
KQZ-ja mblidhet ditën e nesërme, pritet certifikimi përfundimtar

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet ditën e nesërme për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Vladimir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se KQZ-ja do të mblidhet të shtunën për certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. Për orën e saktë të mbledhjes do t’iu njoftojmë me kohë” , tha Elezi.

Ditën e sotme, Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar shtatë ankesat e fundit të paraqitura në këtë institucion lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Pas certifikimit nga KQZ-ja, ushtruesja e detyrës së Presidentit ka afat 30 ditë për të thirrur një seancë, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove rezultati i zgjedhjeve ne kosove vladimir elezi kosove rezultati i zgjedhjeve ne kosove vladimir elezi

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 13:55

Navalny transferohet në një lokacion të panjohur

Avokatët e politikanit opozitar rus Aleksei Navalny kanë thënë se ai është bartur nga një qendër ndalimi në rajonin Vladimir, në një lokacion të panjohur, ndërk...