Bota

“Duhet të keni një llogari tuajën”/ Kompani Netflix po ndalon ndarjen e fjalëkalimeve

12 Mars 2021, 10:13 Nga DOSJA
“Duhet të keni një llogari tuajën”/ Kompani Netflix

BOTË- Kompania Netflix po ndalon ndarjen e fjalëkalimit midis përdorueseve. Sipas BBC, disa përdorues kanë raportuar se në ekran iu ka dalë një njoftim që nuk i lejonte të futeshin nëse nuk ishte llogaria e tyre.

“Nëse nuk jetoni me pronarin e kësaj llogarie, keni nevojë për llogarinë tuaj për të vazhduar të shikoni,”-shkruhet në njoftim.

Një zyrtarë i Netflix ka thënë se ky është një test për të parë nëse njerëzit që e përdorimin janë të autorizuar.

“Ky test është krijuar për të siguruar që njerëzit që përdorin llogari të Netflix janë të autorizuar ta bëjnë këtë,”-ka thënë ai. 

Ende nuk është marrë një vendim nëse kompania do ta shpërndajë këtë në të gjithë rrjetin e saj. Netflix po përpiqet të godasë përdoruesit e saj të paautorizuar, megjithëse është e paqartë se sa njerëz përdorin platformën kundër kushteve të tyre të shërbimit.

Platformat e transmetimit, duke përfshirë Netflix, HBO Go, Amazon Prime dhe Disney +, lejojnë përdoruesit të krijojnë profile të shumta brenda llogarisë, por termat dhe kushtet përcaktojnë që ato synojnë të përdoren nga njerëzit në familje.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota netflix netflix ndalon perdorimi netflix netflix ndalon perdorimi

Sondazh

Poll

Bota 12 Mars 2021, 09:29

Një gënjeshtër me pasoja dramatike

Sipas gazetës franceze “Le Parisien” nxënësja 13-vjeçare Z. ka deklaruar në gjykatë se për t’u justifikuar para babait, se përse e kish...

Bota 12 Mars 2021, 09:24

Mali i Zi: Situata e pandemisë jashtë kontrollit

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galiq, në një konferencë shtypi (12.03) tha se situata epidemiologjike në Mal të Zi është shumë serioze dhe komp...