Aktualitet

Djali i Sokol Olldashit në krahë të Bashës, kreu i PD-së: Babain e tij e kisha mik dhe bashkëpunëtor

10 Maj 2019, 09:01 Nga DOSJA
Djali i Sokol Olldashit në krahë të Bashës, kreu i

Tiranë– Kreu i PD-së Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me studentët duke folur për problemet e tyre. Në krah të tij sot është shfaqur dhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi, ish-ministrit të Transporteve.

Basha u shpreh se Glauk Olldashi ka qenë pjesë e betejës së studentëve dhe është kënaqësi për të që ta ketë në takimin e sotëm. Ai theksoi se babain e tij e ka pasur mik dhe bashkëpunëtor.

Në këtë sallë ndodhen studentë që janë ngritur në një betejë të pashembullt, prej më shumë se një dekade në Europë. Studentë të Universiteteve Shpatarë të mbështetur nga miq e shokë të tyre, studentë që studiojnë jashtë shteti, njëri prej tyre Glauk Olldashi, që kam kënaqësinë e veçantë ta përshëndes, t’i uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim.
Merita e tij është që në ditën e parë ka qenë krah studentëve shqiptarë në betejën për arsimin e lartë të standardeve europianëve.  Por natyrisht nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi.
Studentët janë bashkuar dhe forumi rinor i PD është në këtë betejë prej ditës së parë jo për të korrur kapitale politike por për të qenë në krahun e studentëve.  Nën shembullin tuaj edhe ne morën një hap të tillë për të qenë krah njerëzve, braktisëm atë që sot nuk është parlamenti i Shqipërie, por atë që është privuar se është produkt i krimit dhe bashkëpunimit me krimin, me pushtetarët aktuale që kanë uzurpuar institucionet duke shkatërruar votën e lirë, kanë shkatërruar shtetin e së drejtës.  Miq tanë se ndodhen sot në një vend të parin në historinë e botës prej dy vitesh pa Gjykatë Kushtetuese, e kanë asgjësuar prej dy vitesh. Prej dy vitesh kemi një gjykatë të lartë jofunksionale, me 40 mijë dosje të pagjykuara. Kemi një prokuroi të kapur politikisht.

Theksojmë se pak ditë më parë gruaja e Sokol Olldashit zhvilloi një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha. Ende nuk dihet nëse familja Olldashi do i rikthehet politikës.

Po kështu studentët kanë mbajtur edhe një minutë për nëntetaren, Zarife Hasanaj e cila mbeti i vrarë gjatë një misioni në Letoni.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet basha djali i sokol olldashit glauk olldashi pd basha djali i sokol olldashit glauk olldashi pd

Sondazh

Poll