Aktualitet

ME FOTO/ Si u shpëtua në det të hapur jahti austriak, turistët falënderojnë kapitenin shqiptar

10 Maj 2019, 08:17 Nga DOSJA
ME FOTO/ Si u shpëtua në det të hapur jahti austriak,

Durrës- Mbrëmjen e djeshme në ujërat e detit Adriatik një jaht me tre turistë austriakë pati rrezikshmëri të mbytej. Alarmi nga jahti u dha në kapitenerinë e Durrësit dhe prej tyre u kërkua ndërhyrja e rojës bregdetare. Vetë kapiteni i portit Taulant Allka ishte  në bordin e anijes “Joni”  dhe iu afrua jahtit që nga era dhe koha e keqe ishte në rrezik dhe po shkonte drejt detit të hapur.

Dosja.al ka siguruar një foto nga shpëtimi i austriakëve. Në të shfaqet kapiteni i portit  Tauland Allka, që drejtoi mbrëmë operacionin e shpëtimit dhe dy nga turistët austriakë. Turistët kanë falënderuar autoritetet shqiptare për ndihmën e shpejtë.

Mësohet se jahti, i cili vinte nga Kroacia ndodhej rreth 3 milje larg nga zona e Kallmit. Jahtit i ishte prishur motori ndërsa dyshohet se shkak i avarisë të të ketë qenë moti i keq dhe dallgët.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jahti akustriak në durrës shpërtimi i jahtit në durrës taualnt allka jahti akustriak në durrës shpërtimi i jahtit në durrës taualnt allka

Sondazh

Poll