Bota

“Nuk e kam parë letrën e VV-së”/ Abdixhiku: Por kryetari i LDK-së nuk do të shkojë me vrap për të takuar Alb

11 Mars 2021, 21:43 Nga DOSJA
“Nuk e kam parë letrën e VV-së”/ Abdixhiku: Por

KOSOVË- Kandidati për kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do të shkojë të takojë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nëse zgjidhet në krye të LDK-së. Në një intervistë për “Klan Kosova”, Abdixhiku ka thënë se nuk e ka parë letrën që VV i dërgojë ditën e sotme kryesisë së LDk-së për të biseduar mbi zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

“Nuk e kam parë letrën, nuk e di çka përmban letra, aq sa pashë ishin tituj mediatik. Me aq sa kuptova ajo ishte me 15 mars, që i bie që të nesërmen turr e vrap kryetari i LDK’së në takim me Vjosën e Albinin… nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, është shprehur Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se pasi kryetari të LDK-së fillimisht duhet që të merret me LDK-në si dhe të formojë organet e brendshme në LDK dhe më pas të merret me çështjen e Presidentit.

“Kryetari i ri i LDK’së do duhej që të nesërmen të shkojë në zyrën e vetë, të marrë detyrën e tij. Të marrë konsultime për formimin e organeve të LDK’së, që është kryesia. S’është nguti, është e pamundur sepse organet e LDK’së nuk janë të gjegjshme me 15 mars”, shtoi Abdixhiku.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhjet ne kosove albin kurti lumir abdixhiku vjosa osmani zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll