Politike

U futën 12 dhe dolën 6 nga furra/ Monika Kryemadhi i bashkohet traditës së Elbasanit, shfaqet duke gatuar ballokume 

11 Mars 2021, 19:46 Nga DOSJA
U futën 12 dhe dolën 6 nga furra/ Monika Kryemadhi i bashkohet

ELBASAN– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ditën e sotme i është bashkuar traditës së Elbasanit, për të gatuar ballokume.

Në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, Kryemadhi shfaqet së bashku me një grua duke gatuar, ballokume, ushqim tradicional që gatuhet për Ditën e Verës, ndërkohë krahas videos shkruan se gjithçka do të ndryshojë, jo vetëm stina.

Ajo që bie në sy në video, e cila është e shoqëruar me këngë popullore, është se Kryemadhi fut në furrë 12 ballokume por që të pjekura nga furra ka nxjerrë vetëm gjashtë copë.

 

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

“KRYETARJA E LSI, MONIKA KRYEMADHI: IU BASHKOVA TRADITËS SË ELBASANIT PËR TË GATUAR BALLOKUME Me kënaqësi iu bashkova sot traditës që të gatuaja ashtu si gratë e tjera të Elbasanit në shtëpitë e tyre, ballokumen simbol të Ditës së Verës
Gjithçka do të ndryshojë për mirë, jo vetëm stina.”– ka thënë ajo

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 17:17

ELBASAN- Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ishte këtë pasdite në fshatin Katund i Ri, ku sipas tij, nëse do të kishte rrugë, ky fshat do të ish...