Politike

Marrëdhëniet me Presidentin?/ Berisha: Kam kërkuar që të krijohet një Komitet Kombëtar që të kryesohet nga Meta për me

11 Mars 2021, 19:05 Nga DOSJA
Marrëdhëniet me Presidentin?/ Berisha: Kam kërkuar që

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, së fundmi ka folur për marrëdhëniet që ka me Presidentin Ilir Meta, ku ka thënë se më këtë të fundit ka folur rreth dy muaj më parë, ku kanë diskutuar për pandeminë dhe Kushtetutën.

Berisha, i ftuar në emisionin “Frontline”, ka thënë ndër të tjera se ka shprehur dëshirën që të krijohet një Komitet Kombëtar të kryesuar nga Meta për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, pasi sipas tij kreu i shtetit ka ngritur herë pas here zërin gjatë kësaj periudhe.

Berisha, ka komentuar edhe deklaratën e Metës, ku ka thënë se kush prek votën do t’i pritet dora. ai është shprehur se Meta nuk ka zgjidhje tjetër kur shikon se në listën e kandidatëve për deputetë ka dhe anëtarë të lidhur me botën e krimit.

” Unë kam pasur komunikime me zotin Meta, por ditët e fundit nuk kam pasur. Meta nuk po bën opozitarin. Po bën gjithçka për të krijuar vetëdijen qytetarët, që të mos ndëshkohet Shqipëria. Kam qenë që të krijohet një Komitet, i drejtuar nga presidenti, që të jetë për shqiptarët. Meta ka ngritur zërin për keq-menaxhimin e pandemisë. Kam komunikuar edhe për ligjshmërinë, kushtetuetshmërinë. Kur Meta sheh në garë padrinon e klaneve më të fuqishme të kokainës në Europë, sheh Drazhin dhe Qyrden që duhet të ishin në qeli për bëmat e tyre. Kur sheh këta kandidatë, atëherë presidenti nuk ka zgjidhje tjetër, përpos se të mos preket vota. Roli i presidentit tani bëhet shumë i rëndësishëm. Po përpiqet që t’ju thotë qytetarëve që të mos votohen grupet e bandave të krimit që kandidon Rama, nuk ka në dorë që të bindë Tom Doshin që të mos kandidojë. Rama mbrojti Vangjush Dakon, edhe pse u shpall non grata nga SHBA. Rama ndjek interesat e parave dhe kush i bën më shumë vota.  Në Vlorë, kryetari i dytë i bashkisë shpallet i shkarkuar, sulmohet pse nuk erdhi në listë. Po zëvendëson Afrim Qendro, i shkarkuar nga vetë Rama, i dërguar në Prokurori, që nuk është nga Vlora, por është nga Tepelena dhe që ka banuar në Gjirokastër. Rama e shkarkoi vetë dhe e çoi në Prokurori, e tani e ngre në poste. Rama i thotë Dritan Lelit që lëshoja kryetarin Afrim Qendros, se atë e besoj, ty nuk të besoj.”– ka thënë ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 17:17

ELBASAN- Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ishte këtë pasdite në fshatin Katund i Ri, ku sipas tij, nëse do të kishte rrugë, ky fshat do të ish...