Aktualitet

U arrestua për tu ekstraduar në Itali, zbulohet e shkuara kriminale e “Titit të Ukës”

10 Maj 2019, 07:38 Nga DOSJA
U arrestua për tu ekstraduar në Itali, zbulohet e shkuara kriminale e

TIRANË- Policia e Lezhës ka vënë sot në pranga një 48-vjeçar, i cili do të ekstradohet drejt italisë. Sipas informacioneve në pranga ka rënë Astrit Nimani, i cili njihet dhe si “Titi i Ukës”. Por Nimani nuk është i panjohur për Policinë, pasi në vitin 2013 atij i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri.

Në atë kohë Prokuroria vuri në sekuestro 230 apartamente banimi. Këto pasuri dyshohej se ishin produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga Nimani, i cili u arrestua më datë 15 nëntor 2013 në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 është ekstraduar drejt Italisë.

Policia e Lezhës në atë kohë tha se sekuestrimi ishte në kuadër të Procedimit Penal nr. 615, në ngarkim të shtetasit Astrit Nimani, banues në Lezhë. Hetimet janë ndjekur me metoda proaktive për një periudhë njëmujore, nga Sektori për Krimin Ekonomik-Financiar të Drejtorisë së Policisë Qarkut të Lezhës në bashkëpunim me Prokurorinë. Kështu u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Lezhës për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të shtetasit Astrit Nimani, me sipërfaqe totale 25 mijë metra katrorë, të cilat kapin një vlerë sipas çmimeve të tregut, rreth 10 milionë euro. Sipas policisë, në këto pasuri përfshihet një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m² në qytetin e Shëngjinit dhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 5000 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. U bllokua edhe një godinë 13-katëshe, në qytetin e Shëngjinit, me sipërfaqe totale 6500 m², ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi, si dhe një godinë 10-katëshe, në qytetin e Shëngjinit me sipërfaqe totale 9500 m², ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregtimi dhe garazhe parkimi. Pra, në total janë 230 apartamente banimi. Sipas të dhënave në QKR, Nimani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “Marina San Giovani Ermiri Palace”, në Shëngjin, dhe i regjistruar në qershor të vitit 2013.

AKTIVITETI POLITIK

Në vitin 2013, Astrit Ukë Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e partisë Ora e Shqipërisë, parti e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. PD, edhe për këto zgjedhje vendore, e ka në koalicion Partinë Ora e Shqipërisë. Në vitin 2013, Nimani, përveçse anëtar i këshillit bashkiak, ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.

AKUZAT

Policia e Lezhës deklaronte se pasuritë dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale të kryera nga shtetasi Astrit Nimani, i cili është arrestuar më datë 15 nëntor 2013 në Serbi dhe më datë 20 dhjetor 2013 është ekstraduar drejt Italisë. Sipas policisë, Nimani ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit të Milanos, Itali, me vendimin e datës 26 nëntor 2009 e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal italian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lezhiani astrit nimani ektradimi ne itali titi i ukes arrestohet lezhiani astrit nimani ektradimi ne itali titi i ukes

Sondazh

Poll