Aktualitet

Kamufloheshin si tregtarë pakice dhe fusnin mallra kontrabandë, arrestohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetër (Vide

10 Maj 2019, 07:22 Nga DOSJA
Kamufloheshin si tregtarë pakice dhe fusnin mallra kontrabandë,

TIRANË– Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për kontrabandë mallrash. Dosja.al mëson se personat në fjalë kamufloheshin si tregtarë pakice dhe krejtësisht të paregjistruar në QKB, kanë futur një sasi të konsiderueshme mallrash kontrabandë.

Në pranga kanë rënë dy persona me inicialet N. P., 50 vjeç, dhe  P. S., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë, kurse në kërkim është shpallur shtetasi S. B., gjithashtu banues në Tiranë.

Ndërkohë bëhet me dije se janë sekuestruar 1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese,  12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular.

Njoftim i policisë Tiranë

Finalizohet  operacioni “Kamuflimi”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme  në fushën e kontrabandës së mallrave që paguhet akcizë.

Në pranga dy persona si dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Sekuestrohen  në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash kontrabandë.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar  operacionin e  koduar “Kamuflimi”.

 Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”,  “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Këta shtetas, pa nipt e pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash  të dyshuara  kontrabandë.

Gjithashtu  u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë, ku për shkak të  hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;

 1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese,  12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona arrestohen kontrabandistet fshehje te ardhurash mallra kontrabande shpallet ne kerkim nje person arrestohen dy persona arrestohen kontrabandistet fshehje te ardhurash mallra kontrabande shpallet ne kerkim nje person

Sondazh

Poll