Aktualitet

Arrestohet “Titi i Ukës” me qëllim ekstradimi drejt Italisë, e shkruara e tij kriminale

10 Maj 2019, 06:45 Nga DOSJA
Arrestohet “Titi i Ukës” me qëllim ekstradimi drejt

Lezhë-Në prangat e policisë së Lezhës ka rënë 48-vjeçari, Astrit Nimani (Limani) i cili është  i dënuar nga Gjykata e Milanos me 13 vite burg për trafik ndërkombëtar në droge.

48-vjeçari njihet nga të gjithë si “Titi i Ukës” të cilit në vitin 2015iu sekuestrua një pasuri me vlerë 10 milionë euro me vendim të Gjykatës së Lezhës. Siç thuhej atëherë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel. Në vitin 2013, Astrit Ukë Nimani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas  me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga  nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet titi i ukës arstrit nimani dënimi me 13 vite burg në itali e shkuara kriminale e nimanit arrestohet titi i ukës arstrit nimani dënimi me 13 vite burg në itali e shkuara kriminale e nimanit

Sondazh

Poll