Bota

Fyen Erdogan gjatë Ditës së Gruas, arrestohen 13 persona në Turqi përfshirë dhe të mitur

11 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
Fyen Erdogan gjatë Ditës së Gruas, arrestohen 13 persona në

TURQI- 13 persona janë arrestuar në Turqi për shkak se kanë fyer Presidentin, Rexhep Taip Erdogan gjatë marshimit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Arabnews shkruan se midis të arrestuarit ka edhe fëmijë të cilët morën pjesë në protestë.

Sipas raporteve të policisë, personat e arrestuar kanë fyer Presdentin me parrulla. Ndërkohë që policia tha se personat u shoqëruan në rajon thjesht për tu marrë në pyetje, pasi disa parrulla të tyre janë konsideruar fuese për Erdogan.

Në Turqi, fyerja e Presidentit të vendit është një krim dhe dënohet deri ën 4 vite burg. Më parë shumë persona, përfshirë, politikanë, gazetarë, artistë dhe studentë janë ndjekur penalisht pasi kanë fyer Erdogan.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohen 13 persona en turqi rexhep taip erdogan arrestohen 13 persona en turqi rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll