Bota

Gjykata Supreme refuzon ankesën e VetëVendosjes për verifikimin dhe numërimin e mbi 9 mijë votave të diasporës

11 Mars 2021, 15:52 Nga DOSJA
Gjykata Supreme refuzon ankesën e VetëVendosjes për verifikimin

KOSOVË- Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për verifikimin dhe numërimin e 9 mijë e 748 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dorëzuar në postën nr. 6, në rrugën ˮAgim Ramadaniˮ në Prishtinë.

Sipas Gazetës Express, kjo kërkesë është refuzuar pasi është konsideruar si e pabazuar.

Njoftimi i Gjykatës Supreme:

Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa A.nr.760/2021, datë 6 mars 2021, është refuzuar si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 9,748 (nëntëmijeshtatëqindedyzetetetë) pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dorëzuar në postën nr. 6, në rrugën ˮAgim Ramadaniˮ në Prishtinë.

PZAP në përgjigje në ankesën e subjektit politik të lartë përmendur kundërshton thëniet ankimore dhe propozon që ankesa të refuzohet si e pabazuar. Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar, pretendimeve ankimore, dhe pretendimeve të paraqitura në përgjigje në ankesë, gjeti se: Ankesa është e pabazuar.”

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora lëvizja vetëvendosja zgjedhjet ne kosove lëvizja vetëvendosja zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll