Bota

Ushtria izraelite e para në botë që ka arritur imunitetin e tufës, deri më tani janë vaksinuar 81% e tyre

11 Mars 2021, 15:20 Nga DOSJA
Ushtria izraelite e para në botë që ka arritur imunitetin e

IZRAEL– Kreu i Drejtorisë Teknologjike dhe Logjistikës, Itzik Turgeman tha në një konferencë me gazetarët se aktualisht ka rreth 81% të personelit të ushtrisë të cilët ose janë  vaksinuar ose janë shëruar nga koronavirusi.

“Ne jemi në fund të operacionit të vaksinimit. Fillimisht, qëllimi ynë ishte të mbaronim operacionin brenda 8-10 javësh. Tani jemi duke përfunduar javën e 10-të, ne e bëmë atë në kohën më të shkurtër të mundshme, në një mënyrë precize. ”– tha ai.

Sipas JP, Turgeman shtoi se ai vlerëson se deri në javën e ardhshme, IDF-ja do të arrijë 85% të imunitetit. Komandanti i Korpusit Mjekësor të IDF-së, Prof. Elon Glazberg, tha se kjo arritje lejon IDF-ja të fillojë të kthehet në rutinën e saj para koronavirusit.

“Deri dy muaj më parë, ky operacion dukej i pamundur. Ne e bëmë atë bazuar në një proces mësimi të përditshëm, dhe kemi me kë të krenohemi. Falë bashkëpunimit produktiv me sistemin civil shëndetësor, ne ia dolëm.”– tha ai.

Vlerësohet se deri më tani, rreth 8% e personelit të ushtrisë refuzon të vaksinohet. Midis tyre, ka gra shtatzëna, njerëz që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore dhe ata që janë ideologjikisht kundër tij.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itzik turgeman vaksinimi ne izrael itzik turgeman vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll