Bota

Itali/ Arrestohet një 32-vjeçar shqiptar me rreth 170 kg drogë, posedonte disa shtëpi të cilat i përdorte si magazina për

11 Mars 2021, 16:56 Nga DOSJA
Itali/ Arrestohet një 32-vjeçar shqiptar me rreth 170 kg drogë,

ITALI– Gjatë një kontrolli policor në Romë është vënë nën pranga një 32-vjeçar shqiptar, pasi kishte disa shtëpi të cilat i përdorte si magazina droge.

Sipas Vivere.news,  atij iu sekuestruan disa doza kokainë në momentin e ndalimit. Pas kontrollit të kryer në shtëpitë që posedonte i riu, në njërën prej tyre gjetën 110 kg hashash, 40 kg marijuanë dhe rreth 1,1 kg kokainë.

Në një tjetër shtëpi, e cila përdorej nga 32 vjeçari u gjetën 15 kg marijuanë, duke e çaur në total në 170 kg drogë.

Identiteti i 32-vjeçarit të arrestuar nuk është bërë i ditur, ai akuzohet për tregtimin e lëndëve narkotike.

(d.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll