Bota

‘Ndonjëherë i ngatërrojmë’, historia e veçantë e dy vëllezërve binjakë që u martuan me dy binjaket identik

11 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
‘Ndonjëherë i ngatërrojmë’, historia e

INDONEZI– Historia e dy çifteve në Indonezi ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi dy binjakë identikë, janë martuar me dy motra binjake. Ata janë bërë shumë të famshëm në zonë, për këtë histori tejet të veçantë.

Kur Ellwanda filloi të dilte me Rani, vëllai i tij binjak, Ellwindi mendoi nëse dhe ai do të gjente dikë si ajo. Kështu që Ellwanda vendosi ta prezantonte atë me motrën binjake të Ranit, Rina, dhe tani të katërt jetojnë në një çati.

Sipas msn, ishte babai i Ellwanda dhe Ellwindi, Nopi Hidayat, i cili ndau historinë e martesës së djemve të tij binjakë identikë me motrat binjake identike, e cila ka rrëmbyer kombin.

“Ndonjëherë i ngatërrojmë. Unë mendoja se po flisja me Ranin dhe ndërkohë isha duke folur me Rinën. ”– tha Ellwindi.

Të dy çiftet më pas ranë dakord të martoheshin në të njëjtën ditë dhe ajo ditë erdhi më 27 shkurt. Jo vetëm kaq, por të katër tani jetojnë nën të njëjtën çati në Sumedang, Java e Perëndimit, gjë që ka krijuar disa komplikime.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota binjaket ne indonesi nopi hidayat binjaket ne indonesi nopi hidayat

Sondazh

Poll