Bota

Ekonomia botërore shkon drejt falimentimit, Putin: Falë masave të marra jemi drejt rimëkëmbjes  

11 Mars 2021, 17:00 Nga DOSJA
Ekonomia botërore shkon drejt falimentimit, Putin: Falë masave të

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Rusia ka dalë nga kriza ekonomike që ka zhytur të gjithë botën. Tass shkruan se falë masave të marrë, Rusia është drejt rimëkëmbjes ekonomike si dhe falë mbështetjes së industrive si dhe bizneseve.

“Për shkak të masave në kohë, të llogaritura mirë për mbështetjen e industrive dhe biznesit, ne arritëm në terma të gjerë të kapërcejmë rënien e ekonomisë dhe të arrijmë rimëkëmbjen e saj,” tha Putini.

Putin gjithashtu tha se, kanë arritur që të parandalojnë rënien e investimeve në Rusi për shkak të politikës që ka ndjekur Rusia për Ekonominë. Në fjalën e tij, ai tha se rritja e investimeve në Ruisi është me 1.2% nga viti në vit.

“Ne kemi arritur të shmangim një rënie në aktivitetin e investimeve për shkak të politikës së synuar ekonomike. Rreziqet e investimeve në ekonominë ruse ranë ndjeshëm. Në të njëjtën kohë, investimet e kapitalit fiks madje u zhvendosën në territorin pozitiv në tremujorin e katërt të vitit 2020. Rritja e tyre ishte 1.2% nga viti në vit,” shtoi kreu i shtetit.

Për shkak të pandemisë, ekonomia e të gjitha shteteve ka pësuar rënie të vazhdueshme.

(I.A.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ekonomia e rusise vladimir putin ekonomia e rusise vladimir putin

Sondazh

Poll