Bota

Pamje të rënda nga SHBA, momenti kur 15-vjeçari Rodriguez qëllohet për vdekje nga policia edhe pse hodhi armën në tokë d

11 Mars 2021, 15:14 Nga DOSJA
Pamje të rënda nga SHBA, momenti kur 15-vjeçari Rodriguez

SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së, ku një i mitur 15-vjeçar është qëlluar për vdekje.

I mituri Stavian Rodriguez, u qëllua nga policët pasi tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një dyqan në Oklahoma. Në videon e publikuar nga NYT, shihet se si Rodriguez, qëndron para policëve dhe hedh me shpejtësi armën në tokë.

Ai shihet teksa ngre duart në ajër, por sapo i ul qëllohet për vdekje. David Prater, gjyqtari i çështjes, ka vendosur që pesë policët e përfshirë në ngjarjen e rëndë të dënohen për vrasje të shkallës së parë.

Autopsia ka zbuluar se Rodriguez kishte pësuar 13 plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit të përdorura nga policët. Ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar, ndërsa sot pesë policët që kanë qenë në shërbim dhe kanë qëlluar mbi të akuzohen për vrasje të shkallës së parë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota stavian rodrigyuez vritet i riu ne shba stavian rodrigyuez vritet i riu ne shba

Sondazh

Poll