Politike

“Mëkati më i madh është se refuzoi urdhrin e kryetarit”/ Shehi: Rama “harroi” të fliste për Lelin dhe rikthimin e

11 Mars 2021, 14:25 Nga DOSJA
“Mëkati më i madh është se refuzoi urdhrin e

TIRANË- Kreu i  Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, së fundmi ka ka reaguar për ‘urdhrin’ e Ramës për të përjashtuar nga Partia Socialiste,  kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Shehi ka komentuar edhe heshtjen e Ramës, për Lelin ditën e sotme ku ka prezantuar kandidatët në Vlorë.  Shehi thotë se Lelin e ndoqi mallikimi i Gjikës në krye të Bashkisë së Vlorës, dhe mëkati më i madh që bëri ishte refuzimi i urdhrit të Ramës për të kandiduar për deputet.

Ndër të tjera, Shehi thekson se Rama heshti edhe për të zhdukurit për shkak të larjes së hesapeve apo për prishjen e pazareve të drogës apo rikthimin e trafikut të qenieve njerëzore.

“Kryeministri Edi Rama sot në Vlorë “harroi” të fliste të Dritan Lelin, të cilin e ndoqi “mallkimi” i paraardhësit të tij Shpëtim Gjika. Mëkati më i madh i Lelit është se refuzoi urdhrin e kryetarit për të lënë postin e kryebashkiakut dhe për të kandiduar për deputet.Rama foli për aeroportet dhe portet e Vlorës, por nuk tha asnjë fjalë për vrasjet kriminale që po tronditin këtë qytet. Nuk foli asnjë fjalë për të zhdukurit për shkak të larjes hesapeve për prishjen e pazareve të drogës. Rama nuk foli asnjë fjalë për rikthimin e trafikimit të qenieve njerëzore me gomone drejt Italisë. Pasagjerët këtë herë nuk janë shqiptarët e varfër, por emigrantët Sirinë, më të cilët prej 5 vitesh jemi në konkurencë për vendin e parë si azilkërkues në Evropë.”– shkruan ai. 

Pakënaqësia e Ramës me Lelin u vërejt që ditën e hënë kur kryeministri pohoi se kryebashkiaku nuk kishte pranuar që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë. Pas këtij momenti, Edi Rama i kërkoi Asamblesë shkarkimin e Lelit, të cilin e ka kritikuar disa herë në publik si një njeri që nuk i ka përmbushur detyrat e tij. Ndërkohë ditën e sotme, Rama ku ka prezantuar dhe kandidatët për deputetë në Vlorë, nuk ka dhënë asnjë koment. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dashamir shehi dritan leli edi rama dashamir shehi dritan leli edi rama

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 12:55

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Vlora presidentin e vendit, Ilir Meta duke e cilësuar si të lënduar. Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi kandidati...