Politike

11 Mars 2021, 12:55 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Vlora presidentin e vendit, Ilir Meta duke e cilësuar si të lënduar. Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi kandidatin për deputet të Vlorës, i cili quhet po ashtu Ilir Metaj. Rama tha se Metën e vërtetë e kanë aty, mirëpo secili mund të gjejë atë që e përfaqëson.


DEKLARATA:

Është një nga fosilet e PD. Si mund t’i thuhet Vlorës për njerëz që nuk banojnë këtu. Kush do qëndrojë këtu dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve?Kush? Cili? Asnjë banor Vlore, i kanë futur tek 17 për t’ju thënë se jeni dhe ju. Edhe sikur lista etyre të ishte pak më serioze. Në Vlorë nuk duhet votuar majtas, djathas. Duhet votuar drejt. Do të thotë të votosh për Vlorës. Jemi mekanizëm, jo qëllim. Vota jepet për qëllimin, duke vënë në funksion mekanizimin e duhur. Si mund të merret ajo makinë pa rrota, me ngjyrë blu për të vijuar këtë rrugëtim. Në mbyllje unë dëshiroj ta theksoj shumë qartë që të gjitha komunitetet e kanë në këtë skuadër njeriun e tyre. Pranvera është në listën e Vlorës si rezultat i një kërkese të gjerë. Përballë kemi një hata të madhe. Edhe të lënduarit, kemi Ilir Metën e vërtetë këtu tani. Se edhe Ilir Meta i Tiranës, Metaj e ka por thotë Meta. Gjithkush mund të gjejë atë që e përfaqëson. Kështu që duke falenderuar edhe njëherë Damianin dhe Anduelin dhe të gjithë ju për punën e madhe që është bërë për ta organizuar këtë skuadër.

LAJMI KRYESOR– Rama prezanton kandidatët e PS në Vlorë, 0 koment për Lelin, kapet me listën e PD: S’ka përfaqësues minoriteti, sekserët janë në Tiranë

(A.B.k.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vlore ilir meta edi rama ne vlore ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 12:17

VLORË– Me tone të qeta, pa e përmendur drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë që do ...