Politike

Rama: PD ka një listë të paligjshme me 17 deputetë! Si mundet t’i ofrohet Vlorës Leskua si komandant, është i njësuar

11 Mars 2021, 12:50 Nga DOSJA
Rama: PD ka një listë të paligjshme me 17 deputetë! Si

VLORË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit. Teksa ishte i pranishëm në Vlorë, ai tha se lista e PD është e paligjshme pasi ka 17 deputetë ndërkohë që duhen më pak.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se  ndryshe nga PD, PS-ja, ka brenda listës persona që përfaqësojnë minoritetin dhe komunitetin çam. Rama nuk i ndali sulmet ndaj Bujar Leksajt, të cilin e quajti të alkoolizuar.


DEKLARATA:

Kemi zgjedhur të bëjmë këtë komunikim në format të kufizuar, kemi kufizuar edhe veten. Jemi 12 deputetë, ndërkohë jemi 10. Pala ka sjellë një listë të paligjshme me 17 deputetë. Do ridimensionohet nga KQZ. Është shprehje çorodie dhe tallje për të futur njerëzit në sherre me njëri-tjetrin. Edhe pse janë 17 vetë, nuk është gjetur vend për një minoritar. Është shumë e çuditshme. Minoriteti ku ka edhe votues që e kanë zemrën djathas, është lënë në harresë totale. Siç janë lënë përfaqësuesit e komunitetit ccam. Ne kemi një përfaqësuese të denjë, jo vetëm e kemi në listë por në numrin e objekivit maksimal. Qoftë seksesi i Çamërisë dhe Greqisë kanë vajtur bashkë në listën e Tiranës. E kam thënë edhe më parë, si mundet t’i ofrohet Vlorës Leskua si komandant. Është i njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e përsonit publik. Një njeri si kryetar i KLSH zhvillonte mundje të lira në lokale lart e poshtë. Nuk ka lidhje me të ardhmen e Vlorës.

LAJMI KRYESOR– Rama prezanton kandidatët e PS në Vlorë, 0 koment për Lelin, kapet me listën e PD: S’ka përfaqësues minoriteti, sekserët janë në Tiranë

(A.B.k.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ne vlore edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 12:17

VLORË– Me tone të qeta, pa e përmendur drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë që do ...