Politike

Jep dorëheqjen nga Bundestag, Mark Hauptmann! Deputeti, një prej politikanëve që ka takuar Taulant Ballën në parlamentin g

11 Mars 2021, 13:57 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen nga Bundestag, Mark Hauptmann! Deputeti, një prej

GJERMANI– Mark Hauptmann, deputeti i Bungestag, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij për shkak të akuzave për rryshfet nga Azerbajxhani.

Ai akuzohet se ka dalë në mbrojtje për Azerbajxhanin dhe shtetet e tjera të huaja pasi në këmbim ka marrë shuma të mëdha parash. Hauptmann i ka hedhur poshtë këto akuza në një intervistë për ‘WELT’ aty ku ka shpjeguar dhe arysen që e shtyu që të largohej nga Bundestag-u.

‘Armiqësia ndaj meje është bërë shumë e madhe. Unë dua të mbroj familjen time. Jam mbingarkuar nga pyetjet e mediave. Ekzistojnë keqinterpretime të qëllimshme, keqformime dhe shtrembërime të fakteve. Jam vendosur nën një dyshim të përgjithshëm të padurueshëm. Gjithçka është munduar të vendosë një lidhje midis meje dhe veprimeve ndoshta të paligjshme të kolegëve.’- është shprehur ai.

Hauptmann ishte një nga deputetët e koalicionit qeverisës CDU-CSU-SPD që është takuar me Taulant Ballën, kur ky i fundit ishte i pranishëm në Parlamentin gjerman për të diskutuar për negociatat.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mark hauptmann taulant balla mark hauptmann taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 12:55

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Vlora presidentin e vendit, Ilir Meta duke e cilësuar si të lënduar. Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi kandidati...