Politike

VIDEO/ Spoti i turpshëm i Partisë Socialiste, si përdorën sëmundjen e gruas me skelerozë për të sulmuar Sali Berishën

11 Mars 2021, 14:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Spoti i turpshëm i Partisë Socialiste, si përdorën

TIRANË– Fushata ka nisur dhe bashkë me të edhe sulmet nga të dyja palët politike. Mirëpo ka disa sulme që cilësohen si të tepërta! E fundit është ajo e Partisë Socialiste, tek e cila shihet një gjyshe që vuan nga sëmundja e sklerozës, e për pasojë nuk njeh as personat me të afërm. Ama teksa ndjek mediat, në një moment sheh në ekranin e televizorit ish-kryeministrin Sali Berisha dhe pëson “shok” kur merr vesh që ende është pjesë e politikës dhe kandidon për deputet. Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, e marrim një më një gjithë çfarë thuhet në video.

SKRIPTI I SPOTIT:

Gjyshja: I kujt je more bir?
Nipi: Nipi jam, Albi, jam kthyer nga Gjermani.
E ëma: Sklerozë.
Nipi: Mama nuk ka ndonjë shpresë që t’i kthehet kujtesa?
E ëma: Ç’do ditë e më keq moj mam. Mua s’më njeh fare. Babait nuk i mban mend as emrin. Fare, fare.
Gjyshja: Berisha…
Nipi: Ua Berisha…iu rikthyer kujtesa. Gjyshe po unë kush jam?
Gjyshja: Berisha.
E ëma: S’ka faj more bir, Berishën njeh. Ka në politikë para se të lindje ti.
Gjyshja: Çfarë viti jemi ne?
E ëma: 2021. Dhe Berisha akoma kandidon për deputet.

Dhe në fund, në mënyrë madhështore spoti mbyllet me frazën: Berisha dëmton rëndë shëndetin! Në fakt, ironizimi i një sëmundje që prek grupmoshën më vulnerabël për të sulmuar politikisht një kandidat për deputet dëmton rëndë moralin e një partie politike.

Pas 8 vitesh në pushtet, mesa duket kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë arritje me të cilën të dalë dhe t’u kërkojë votën qytetarëve por ende varet tek sulmet ndaj kundërshtarëve. Prej më shumë se 8 vitesh, Berisha nuk qeverisë më, dhe posti më i lartë që ka mbajtur gjatë kësaj kohë, ka qenë vetëm ai i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Megjithatë vëmendja shkon gjithmonë tek ai, duke mos pyetur për norma dhe limite morale për ato persona që mund të preken nga gjendja e zonjës në video.

Ka persona që prej sklerozës kanë humbur përgjithmonë të afërmit e tyre, e problemi i tyre më i madh nuk ka qenë kandidimi i Berishës në zgjedhje. Zgjidhja e duhur për të shlyer disi këtë turp të shfaqur publikisht nga PS është zhdukja nga çdo rrjet social dhe një ndjesë! Minimalisht kaq!

(f.g.k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia socialiste sali berisha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 partia socialiste sali berisha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 12:55

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Vlora presidentin e vendit, Ilir Meta duke e cilësuar si të lënduar. Gjatë fjalës së tij, ai prezantoi kandidati...