Politike

‘Skuthllëku i Lulit’/ Gjiknuri nga Vlora: Ai dërgon lista që askush nuk i di, futën më shumë emra sesa i lejon ligji

11 Mars 2021, 12:48 Nga DOSJA
‘Skuthllëku i Lulit’/ Gjiknuri nga Vlora: Ai dërgon lista

VLORË– Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Vlorën, Damian Gjiknuri tha ditën e sotme se listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit janë skuthëllik i Lulzim Bashës. Sipas Gjiknurit, partia blu futi në lista më shumë emra se sa i lejon ligji. Ndër të tjera, ai tha nga Vlora, teksa ishte prezent në mbledhjen që zhvilloi kryeministri Edi Rama, se Basha dërgon lista që askush nuk i di.


DEKLARATA:

9 mandate duket i vështirë për t’u arritur por për herë të parë shkojmë me vepra jo me fjalë. Kam marrë përsipër zgjedhjen e një ekipi që Vlorës i thotë Vlorë. Mund të jemi i vetmi qark që kemi lidhje. Ky ka origjinën këtej, edhe unë. Kemi dhe dy nga Vlora. Pranvera është shërbyese e komunitetit. Jo vetëm që e ka realizuar planin, por e ka realizuar me ëmbëlsi. Asnjë nuk ka thënë që është goditur nga adminstrata tatimore. Shihe çfarë ekipi kemi, s’ka rëndësi hierarkia.

Vullnet Sina përfaqësues i lumit të Vlorës. Njeri që ka rrënjë të forta në Komunitet. I bezdisur me kërkesat, edhe për mua e kryeministrin, me kërkesat për lumin e Vlorës. Andueli s’ka pasur as rrogë shteti po ka gjithë këto vite që kontribuon për PS.

Ata futën në listë më shumë emra sesa i lejon ligji. Futen 17 kur 12 duhet. Kjo është të luash me skuthllëk, prandaj ka zhgënjim nga radhët e PD se nuk janë as të Vlorës. Shto edhe skuthllëkun e Lulit që u thotë të gjthëve po po dhe pastaj dërgon lista që askush nuk i di.

LAJMI KRYESOR– Rama prezanton kandidatët e PS në Vlorë, 0 koment për Lelin, kapet me listën e PD: S’ka përfaqësues minoriteti, sekserët janë në Tiranë

(A.B.k.m/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri edi rama ne vlore damian gjiknuri edi rama ne vlore

Sondazh

Poll

Politike 11 Mars 2021, 12:17

VLORË– Me tone të qeta, pa e përmendur drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë që do ...