Politike

11 Mars 2021, 12:17 Nga DOSJA

VLORË– Me tone të qeta, pa e përmendur drejtpërdrejtë kryebashkiakun e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë që do të kërkojnë votat më 25 prill.

Në një aktivitet politik nga vila qeveritare, Rama është ndalur gjatë në listat e kundërshtarëve politike, duke theksuar se i ka rënë në sy fakti që Partia Demokratike ka kaluar numrin e lejuar të emrave, megjithatë nuk ka përfshirë asnjë përfaqësues minoriteti.


I shqetësuar se asnjë prej kandidatëve demokratë nuk jeton në Vlorë për të përfaqësuar siç duhet demokratët, kryesocialisti ka marrë një më një emrat e tij, duke shtuar se të gjithë do ta gjejnë përfaqësimin tek ta.

Qoftë seksesi i Çamërisë dhe Greqisë kanë vajtur bashkë në listën e Tiranës. E kam thënë edhe më parë, si mundet t’i ofrohet Vlorës Leskua si komandant. Është i njësuar plotësisht me alkoolin, degradimin, shpërfytyrimin e përsonit publik. Një njeri që si kryetar i KLSH zhvillonte mundje të lira në lokale lart e poshtë. Nuk ka lidhje me të ardhmen e Vlorës. Është një nga fosilet e PD. Si mund t’i thuhet Vlorës për njerëz që nuk banojnë këtu. Kush do qëndrojë këtu dhe do të dëgjojë hallet e njerëzve? Kush? Cili? Asnjë banor Vlore,”-tha Rama.

Duke përmendur edhe njëherë punën e viteve, Rama ka kërkuar edhe nga Vlora votëbesimin për një tjetër mandat, sipas tij si kohë shtesë për të mbyllur premtimet e bëra. Rama nuk ka harruar që të falenderojë edhe deputetët aktualë të PS-së në Vlorë, të cilët nuk do të rikandidojnë për postin, por nuk tha asnjë koment për kryebashkiakun Dritan Leli. Mesa duket kreu i maxhorancës ka vendosur ta nisë nga qarku ku vetë renditet i teti prezantimin e ekipit, ndërsa nuk dihet se me cilin qark do të vijojë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne vlore edi rama edi rama ne vlore

Sondazh

Poll