Politike

Hakmarrja e Ramës! Kryeministri letër Asamblesë: Dritan Leli të mos lejohet në fushatë! I dërgon MESAZH kërcënues: Zhdu

11 Mars 2021, 10:04 Nga DOSJA
Hakmarrja e Ramës! Kryeministri letër Asamblesë: Dritan Leli

TIRANË– Edi Rama i ka dërguar një letër Asamblesë së PS së Vlorës, duke shkruar që Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli të mos lejohet në fushatën elektorale.

Rama ka shkruar që Leli nuk është më pjesë e tyre dhe ndaj nuk do të dalë në fushatë me të dhe Damian Gjiknurin.

MESAZHI:

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne.”

Por çfarë ndodhi mes tyre?

Pakënaqësia e Ramës me Lelin u vërejt që ditën e hënë kur kryeministri pohoi se kryebashkiaku nuk kishte pranuar që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë. Rama tha se “me ose pa të, PS do të fitojë në Vlorë”.

Pas këtij momenti, Edi Rama i kërkoi Asamblesë shkarkimin e Lelit, të cilin e ka kritikuar disa herë në publik si një njeri që nuk i ka përmbushur detyrat e tij si socialist dhe se nuk ka qenë pranë qytetarëve. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga bashkia, mos të të shoh më. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës.

Lajmi kryesor: Refuzoi të jepte dorëheqjen, Rama përjashton Lelin nga fushata, SMS-ja e fundit: Zhduku, mos të të shoh më në bashki! (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama letra e rames per asamblene e ps ne vlore perjashtimi i dritan lelit dritan leli edi rama letra e rames per asamblene e ps ne vlore perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll