Politike

Refuzoi të jepte dorëheqjen, Rama përjashton Lelin nga fushata, SMS-ja e fundit: Zhduku, mos të të shoh më në bashki! (ZH

11 Mars 2021, 11:20 Nga DOSJA
Refuzoi të jepte dorëheqjen, Rama përjashton Lelin nga fushata,

TIRANË- Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka përballë tashmë Edi Ramën. Vendimi për të mos hequr dorë nga drejtimi i bashkisë Vlorë për të ndihmuar në fushatën elektorale të 25 prillit, Partinë Socialiste, i ka kushtuar rëndë Lelit. Sot, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh anëtarësisë së Partisë Socialiste ku kërkon përjashtimin e Lelit nga Partia. Rama i ka njoftuar strukturat se Leli nuk është më pjesë e PS dhe se është i përjashtuar edhe nga fushata elektorale.

“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona. Me mua dhe Damianin nuk do të dalë në fushatë. Nëse ka preferencë për ndonjë kandidat privatisht le ta ndihmojë, por jo me ne.”-thuhet në mesazhin që kryesocialisti i ka dërguar Asamblesë së PS. 

Ndërkohë që një tjetër moment që zbulohet pas krisjes së raportit të tyre është edhe çasti kur Edi Rama mësoi se Dritan Leli nuk do të hiqte dorë nga posti i kryebashkiakut. “Zhduku mos të të shoh më në Bashki!”-i shkroi Rama-Lelit në telefonin personal pas refuzimit. 

Ai nuk mori asnjë përgjigje, pasi Leli fiku telefonin duke mos i dhënë as përgjigje.

Po sot, kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur në një takim strukturat e PS ku po diskutohet largimi i Lelit nga çdo funksion. Nga ana e kryebashkiakut ka pasuar një heshtje që ka nisur që një javë më parë.

Kjo nuk është hera e parë që Dritan Leli është vënë në shënjestër të sulmeve nga Edi Rama. Në muajtë e verës, Rama shkoi në Vlorë ku e sulmoi publikisht Lelin si një kryebashkiak që nuk qëndron pranë njerëzve dhe nuk është në dijeni të problemeve të tyre.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama perjashtimi i dritan lelit dritan leli edi rama perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll