Politike

Përplasja me Lelin, Rama mbledh strukturat e PS tek vilat qeveritare, diskutohet përjashtimi i tij nga partia

11 Mars 2021, 11:02 Nga DOSJA
Përplasja me Lelin, Rama mbledh strukturat e PS tek vilat qeveritare,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur strukturat e Partisë Socialiste pas përplasjes që tashmë është bërë publike me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Rama ka mbledhur në një takim pranë vilave qeveritare kandidatët e PS në Vlorë. Kryeministri më herët i dërgoi një mesazh asamblesë së PS ku kërkoi që Dritan Leli të përjashtohej nga Partia.

Por çfarë ndodhi mes tyre?

Pakënaqësia e Ramës me Lelin u vërejt që ditën e hënë kur kryeministri pohoi se kryebashkiaku nuk kishte pranuar që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë. Rama tha se “me ose pa të, PS do të fitojë në Vlorë”.

Pas këtij momenti, Edi Rama i kërkoi Asamblesë shkarkimin e Lelit, të cilin e ka kritikuar disa herë në publik si një njeri që nuk i ka përmbushur detyrat e tij si socialist dhe se nuk ka qenë pranë qytetarëve. Pasi Leli refuzoi dorëheqjen, kryesocialisti i dërgoi një mesazh në celular ku shkruhej: Zhduku nga bashkia, mos të të shoh më. Ky ultimatum nuk mori një përgjigje nga Leli, i cili zgjodhi të fikte telefonin dhe të mos i përgjigjej Ramës. Tashmë fati i tij është në dorën e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Lajmi kryesor: Refuzoi të jepte dorëheqjen, Rama përjashton Lelin nga fushata, SMS-ja e fundit: Zhduku, mos të të shoh më në bashki! (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama perjashtimi i dritan lelit dritan leli edi rama perjashtimi i dritan lelit

Sondazh

Poll