Politike

Ironia e Ramës për Dumën, reagon Meta: Dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik të bërë ndaj një gruaje.

11 Mars 2021, 11:30 Nga DOSJA
Ironia e Ramës për Dumën, reagon Meta: Dënoj me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dënuar me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik që kryeministri Edi Rama i ka bërë Grida Dumës, ditën e djeshme në aktivitetin politik.

Meta shkruan se kjo nuk mund ti bëhet një gruaje, njëherëz nëne e një fëmije të mitur. Në fund, kreu i shtetit kërkon nga kryeministri që Rama të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin që ka përdor ndaj Dumës.

REAGIMI I METËS:

E dënoj me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik, të papranueshëm për traditën shqiptare dhe çdo shoqëri demokratike, të bërë ndaj zonjës, njëherazi nënë e një fëmije të mitur, Grida Duma.Asnjë ndarje politike nuk mund t’i japë të drejtë revanshit të rrugaçërisë, për më tepër kur këto sulme të papranueshme për moralin njerëzor dhe etikën institucionale, konsumohen nga personat e veshur me autoritetin e shtetit.
Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma.

Çfarë bëri Edi Rama ditën e djeshme?

Në nisje zyrtare të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i mori me radhë të gjithë kundërshtarët politikë. Me tallje, Rama nxorri pozat e tyre më të këqija dhe tha se ata janë alternativa për qytetarët. Për Dumën, Rama e krahasoi me Etjen Xhafajn dhe tha se “Shihni Kavajën… Me Etjenin që ka bërë një rrugëtim pa i ndarë studimet edhe Gridare, gridare ooo ooo”.

Duma reagoi pak minuta më vonë me anë të një video duke thënë se Rama është në panik dhe s’ka asgjë për sulmuar veç sulmeve.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama grida duma ilir meta edi rama grida duma ilir meta

Sondazh

Poll