Politike

I dërgoi mesazh për ta votuar! Qytetari ia bën ‘8 me 2’ Shalsit: Me shumë keqardhje ju them se unë me miqtë dhe kushë

11 Mars 2021, 11:46 Nga DOSJA
I dërgoi mesazh për ta votuar! Qytetari ia bën ‘8 me

TIRANË– Deputeti socialist Eduart Shalsi i ka dërguar në qytetari një mesazh duke e falenderuar për mbështetjen që i ka dhënë dhe duke shpresuar që ky i fundit do ta mbështesë së bashku me miqtë dhe kushërinjtë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Mirëpo, mesazhi që Shalsi ka marrë nuk ishte dhe aq pozitiv sa ai që dërgoi. Qytetari Rigels Xhemollari iu është përgjigjur duke i listuar të gjitha gjërat që nuk ka bërë në qytetin ku banon, ku Shalsi mori mandatin në 2017-ën si deputet i Pogradecit. Në fund, ai i shkruan se bashkë me miqtë dhe kushërinjtë e tij nuk do të mbështesin një kandidat që nuk i mban premtimet e tij.

“I nderuar Rigels, 

Do doja t’ju falenderoja dhe t’ju shprehja mirënjohjen për të gjithë mbështetjen e vazhdueshme që më keni dhënë. Kënaqësi që jemi njohur dhe që kemi punuar së bashku. Shpresoj ta kem justifikuar besimin tënd për sa kam bërë gjatë këtij 4-vjeçari për Pogradecin. Të uroj gjithë të mirat dhe pres të më mbështesësh me miqtë dhe kushurinjtë e tu në Tiranë. Eduart Shalsi”-thuhet në mesazhin që deputeti i ka dërguar qytetarit.

Por cila është përgjigjia?

Me elegancë, i riu i rendit një e nga një të gjitha premtimet e Shalsit për Pogradecin dhe e siguron se vota e tij nuk do të jetë më për një kandidat që nuk mban premtimet.

“I nderuar z.Shalsi, ju premtuar se Vilat e Enverit do të kthehen në qendra rinore por nuk e mbajtët premtimin. Premtuat se unaza e qytetit do të përfundojë në 2018 por para një jave ishte ende një aks i pakalueshëm. Premtuat se do të përfundonit përpara mandatit rrugën Qukës Pllocë por kjo rrugë nuk u ndërtua. Premtuat shëtitoren e madhe të Pogradecit deri në Tushemisht, por natën gjatë kësaj rruge rrezikon të shpohen gomat e makinës nga gropat dhe errësira. Prandaj me shumë keqardhje ju them se bashkë me miqtë dhe kushërinjtë e mi nuk mbështesim dot një kandidat që nuk mban premtimet e tij. Rigers Xhemollari”,-thuhet në përgjigje të mesazhit të deputetit socialist nga i riu. 

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eduart shalsi rigers xhemollari eduart shalsi rigers xhemollari

Sondazh

Poll