Politike

‘Zhduku mos të të shoh më në Bashki!’/ Rama kërcënoi me mesazh Dritan Lelin pas refuzimit, kryetari i Bashkisë fiku t

11 Mars 2021, 10:49 Nga DOSJA
‘Zhduku mos të të shoh më në Bashki!’/ Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Lelin, pasi ky i fundit refuzoi që të kandidonte në listat e PS-së për deputet. ‘Faxweb’ bën të ditur se Rama i ka dërguar një mesazh në telefon duke i kërkuar që të zhdukej nga Bashkia.

Rama: Zhduku mos të të shoh më në Bashki!

Bëhet e ditur se pasi Leli ka marrë mesazhin, ka fikur telefonin duke mos i kthyer në këtë mënyrë përgjigje.

Por çfarë ndodhi mes tyre?

Pakënaqësia e Ramës me Lelin u vërejt që ditën e hënë kur kryeministri pohoi se kryebashkiaku nuk kishte pranuar që të hiqte dorë nga mandati si kryetar bashkie, për tu angazhuar në fushatë si kandidat për deputetë. Rama tha se “me ose pa të, PS do të fitojë në Vlorë”. Pas këtij momenti, Edi Rama i kërkoi Asamblesë shkarkimin e Lelit, të cilin e ka kritikuar disa herë në publik si një njeri që nuk i ka përmbushur detyrat e tij si socialist dhe se nuk ka qenë pranë qytetarëve.

Lajmi kryesor: Refuzoi të jepte dorëheqjen, Rama përjashton Lelin nga fushata, SMS-ja e fundit: Zhduku, mos të të shoh më në bashki! (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama dritan leli edi rama

Sondazh

Poll