Aktualitet

ZYRTARE! Varianti britanik i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri, s’ndryshojnë masat edhe për 2 javë! Zëvendësohen Najada Ço

11 Mars 2021, 10:16 Nga DOSJA
ZYRTARE! Varianti britanik i COVID-19 ka hyrë në Shqipëri,

TIRANË– Tashmë është zyrtare! Mutacioni britanik i koronavirusit ka mbërritur edhe në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar gjatë një konferencë për shtyp të Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke u dhënë përgjigje edhe numrit të shtuar të infektimeve ditore dhe viktimave të pandemisë. Varianti i koronavirusit është spitakur në qarkullim, në më shumë se 70% të rasteve të infektuara.


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se kitet ishin dërguar për ekzaminim në laboratorin e Ankarasë. Për shkak të konfirmimit të prezencës së mutacionit në Shqipëri, Komiteti njoftoi se edhe për të paktën 2 javë të tjera masat anti-COVID do të vijojnë të qendrojnë në fuqi. Pas dy jasvësh do të shqyrtohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për lejimin e aktiviteteve elektorale në prag të fushatës zgjedhore.

MASAT QË DO VIJOJNË NË FUQI EDHE PËR 2 JAVË:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania.
– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery).
– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme vijojnë me skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë.
– Universitetet vijojnë online
– Pezullim të fluturimeve me Britaninë e Madhe

Gjithashtu, Komitetit Teknik të Ekspertëve, iu shtuan sot tre anëtarë të rinj, pas largimit të shefes së Infektivit Najada Çomos dhe Tritan Kalos. Në vendin e tyre, Manastirliu prezantoi mjekët Dhimitër Kraja, Alban Ylli dhe Ermira Kola. Ndërkohë që një përgjigje zyrtare nga Ministria është dhënë edhe lidhur me injektimin e vaksinës Astra Zeneca.

Bazuar në të dhënat e injektimeve në Mbretërinë e Bashkuar, dozat në Shqipëri do të përdoren edhe për grupmoshat +65 vjeç.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbledhja e komitetit teknik 11 mars 2021 ogerta manastirliu mbledhja e komitetit teknik 11 mars 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll