Aktualitet

Shkelje e masave anti-COVID dhe Kodit Rrugor, policia e Durrësit ‘aksion’ në të gjithë territorin

11 Mars 2021, 09:22 Nga DOSJA
Shkelje e masave anti-COVID dhe Kodit Rrugor, policia e Durrësit

DURRËS– 150 qytetarë janë gjobitur pasi janë konstatuar pa maska mbrojtëse dhe 10 shoferëve u është hequr leja e drejtimit, të cilët sipas uniformave blu kanë qarkulluar jashtë fashës orare  për mbyllje dhe pa autorizim përkatës.

Policia e Durrësit bën me dije se kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore për menaxhimin e trafikut si edhe evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë nga data 1 deri në 10 mars janë evidentuar 293 masa për parakalime të gabuara. Ndërsa 35 masa administrative për përdorimin e celularit, 4 masa a për shkelje të semaforit dhe 46 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Sakaq gjatë kontrolleve të ushtruara me drager janë pezulluar 8 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Njoftimi i plotë:

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres policia e durresit durres policia e durresit

Sondazh

Poll