Aktualitet

U arrestuan për zhvatje të familjarëve të pacientëve me Covid! Apeli liron bashkëpuntoret e Tires, dy infermieret e ‘She

11 Mars 2021, 09:03 Nga DOSJA
U arrestuan për zhvatje të familjarëve të pacientëve me

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë të lira dy infermieret, Mira Bushi dhe Sheqerije Koci, të akuzuara si bashkëpuntore të sanitares Tire Alldervishi. Për dy infermieret është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Ndërkohë tre javë më parë gjykata e Apelit liroi nga qelia dy bashkëpunëtoret e tjera, Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha. 

Bashkëpunëtoret e Tire Alldervishit, u ndaluan nga policia e Tiranës më 8 shkurt 2021. Ndalimi i tyre u bë pasi dolën nga përgjimet në telefonin e Tires, e cila u arrestua javë më parë pas skandalit që u transmetua në emisionin ‘STOP’. Pjestaret e stafit mjekësor te ‘Shefqet Ndroqi’ janë të përfshira në aferën korruptive të rastit ‘Tire’. Rukije Hoxha, Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Cela, në bashkepunim me njëra-tjetrën, kanë përfituar para nga pacientët që ishin të shtruar pasi ishin infektuar me Covid. Ato kanë komunikuar mes tyre për pacientët e shtruar në spitale në mënyrë që të përfitonin paratë dhe ti ndanin mes tyre.

Alldervishi ndodhet gjithashtu pas hekurave. Ajo u vu në pranga pasi vajza e një pacienteje e denoncoi publikisht në emisionin “Stop” se i kishte marrë plot tetë milionë lekë duke u shtirur si infermiere. Hetimet zbuluan edhe bashkëpunëtoret e Alldervishit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mira bushi sheqerije koci tire alldervishi mira bushi sheqerije koci tire alldervishi

Sondazh

Poll